Turqia thirrje për Iranin dhe Izraelin: Ndaloni përshkallëzimin e situatës
14 Prill 2024, 20:15 / BOTA

Ministria e Jashtme turke paralajmëron se lufta në Gaza mund të përshkallëzohet pas sulmit të Iranit mbrëmë si hakmarrje për një sulm izraelit ndaj ambasadës së tij në Damask në fillim të këtij muaji.
“Sot, ne po i komunikojmë qartë mesazhet tona udhëheqësve iranianë dhe vendeve perëndimore që kanë ndikim mbi Izraelin, duke bërë thirrje për ndalimin e përshkallëzimit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të parandaluar një proces që do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme stabilitetin e rajonit tonë dhe do të përkeqësojë konfliktet globale”, tha ministria.
Ky institucion shtoi se të gjitha zhvillimet po monitorohen nga afër.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
Nga Erion Delvina
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
Nga Ermal Peçi
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



