Tensionet rriten në Gjirin e Omanit, SHBA sulmon një anije tregtare

Ushtria amerikane ndaloi një anije tregtare që po përpiqej të thyente bllokadën detare ndaj porteve iraniane, duke goditur me raketë dhomën e motorëve të saj, njoftoi të shtunën Komanda Qendrore e SHBA-së.
Sipas ushtrisë amerikane, anija e mallrave Lian Star, me flamur të Gambias, injoroi më shumë se 20 paralajmërime të lëshuara nga forcat amerikane gjatë natës, teksa tentonte të hynte në një port iranian.
Një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së operacionit, tha se anija mbeti e lundrueshme në Gjirin e Omanit dhe se forcat amerikane nuk kanë hipur ende në bord.
Ky është rasti i gjashtë i ndërhyrjes së SHBA-së ndaj anijeve që kanë tentuar të shkelin bllokadën detare. Sipas ushtrisë, një anije tjetër u lejua të vazhdonte rrugën e saj, ndërsa 116 anije janë ridrejtuar që nga vendosja e bllokadës.
SHBA-të nisën bllokadën më 17 prill në përgjigje të mbylljes efektive të ngushticës nga Irani pas fillimit të luftës në Lindjen e Mesme me sulmet amerikane dhe izraelite më 28 shkurt.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128