Raporti sekret i SHBA-ve zbulon shkelje të të drejtave të njeriut nga Izraeli në Gaza

Një raport sekret i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve ka zbuluar se njësitë ushtarake izraelite kanë kryer “qindra shkelje” të të drejtave të njeriut në Rripin e Gazës, të cilat do të duhen vite për t’u shqyrtuar nga autoritetet amerikane, sipas dy zyrtarëve që raportuan për The Washington Post.
Raporti, i përgatitur nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, është hera e parë që një dokument zyrtar amerikan pranon shkallën e shkeljeve nga Izraeli që bien nën Ligjet Leahy. Këto ligje ndalojnë ndihmën amerikane për ushtritë e huaja të akuzuara për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, duke përfshirë vrasje jashtë gjyqit dhe tortura.
Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se numri i madh i incidenteve dhe procesi kompleks i shqyrtimit, që i jep përparësi Izraelit e bëjnë të vështirë llogaridhënien për këto shkelje. Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit, Charles Blaha, tha se shqetësuese është që përgjegjësia mund të harrohet tani që zhurma e konfliktit po shuhet.
Raporti u përfundua disa ditë para armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, i cili çoi në lirimin e pengjeve izraelite, shkëmbimin e të burgosurve palestinezë dhe rifillimin e ndihmave humanitare në Gazë. Megjithatë, sulmet izraelite kanë vazhduar pas armëpushimit, duke shkaktuar viktima civile.
Incidente të profilit të lartë që presin shqyrtim përfshijnë vrasjen e shtatë punonjësve të World Central Kitchen në prill 2024 dhe vrasjen e mbi 100 palestinezëve pranë kamionëve të ndihmave në shkurt 2024. Administrata amerikane ka theksuar se nuk ka arritur ende në “konkluzione përfundimtare” mbi përdorimin e armëve amerikane në këto raste.
SHBA-të ofrojnë çdo vit mbi 3.8 miliardë dollarë ndihmë Izraelit dhe dekadat e fundit ka dhënë dhjetëra miliarda dollarë shtesë, duke e bërë Izraelin marrësin më të madh të ndihmës amerikane në botë.
Raporti tregon se procesi i veçantë i shqyrtimit për Izraelin, Israel Leahy Vetting Forum, i jep përparësi vendit në krahasim me shtetet e tjera, duke përfshirë konsultime me qeverinë izraelite dhe një proces më të gjatë burokratik për të përcaktuar nëse një njësi është “e papërshtatshme” për ndihmë amerikane.
Ky sistem ka bërë që, deri më tani, asnjë njësi izraelite të mos ketë humbur ndihmën amerikane, pavarësisht nga provat për shkelje të rënda. Administrata Biden ka marrë kritika për këtë qasje, e ngjashme me atë të administratës Trump, duke evidentuar kufizimet e Ligjeve Leahy dhe sfidat e zbatimit të tyre.
Raporti gjithashtu trajton rolin e mbikëqyrësve federalë në vlerësimin e ndihmës humanitare dhe përpjekjet për të parandaluar keqpërdorimin e fondeve nga grupet militante, si Hamas. Hetimi synon të sigurojë që asnjë fond taksapaguesish amerikanë të mos përdoret për aktivitet terrorist nën petkun e ndihmës humanitare.
Po ndodh...
ide
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
Ti vetëm ik!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128