Pamje tragjike nga India, autobusi bie në greminë, 4 persona humbin jetën, plagosen 18 të tjerë

5 Prill 2026, 09:14 / BOTA ALFA PRESS

Pamje tragjike nga India, autobusi bie në greminë, 4 persona humbin

Të paktën katër persona humbën jetën të shtunën pasi një autobus doli nga rruga dhe ra në një grykë pranë fshatit Soja, në veri të Indisë.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve ANI, në autobus ndodheshin 22 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.

Autoritetet konfirmuan se katër viktimat janë dy burra dhe dy gra, ndërsa 18 të mbijetuarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Po ndodh...

ide