Monako dhe Venezeuela në listën e zezë të BE-së për pastrimin e parave, largohen Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 7 vende të tjera

Bashkimi Evropian ka përditësuar listën e tij të vendeve me rrezik të lartë për pastrim parash dhe financim të terrorizmit, duke shtuar për herë të parë Principatën e Monakos mes emrave problematikë si Siria, Mianmari dhe Burkina Faso.
Në të njëjtën kohë, edhe Venezuela është përfshirë në listën e zezë, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjibraltari janë hequr nga kjo listë.
Sipas Politico, vitin e kaluar, Parlamenti Evropian, i cili, ashtu si Këshilli, mund të kundërshtojë, hodhi poshtë përpjekjen fillestare për të hequr Emiratet e Bashkuara Arabe nga lista dhe i rezistoi të njëjtit propozim të promovuar pas dyerve të mbyllura nga Komisionerja e Shërbimeve Financiare Maria Luisa Albuquerque.
Eurodeputetët gjithashtu ushtruan presion mbi Komisionin që të përfshijë Rusinë në listë, gjë që nuk u bë për shkak të reagimit të ashpër nga BRICS, anëtare e të cilit është Rusia.
Javën e kaluar, eurodeputeti çek i PPE-së, Luděk Niedermayer, i bëri thirrje Komisionit që ta “shqyrtojë seriozisht” listën e zezë të Rusisë, sipas dokumenteve të cituara nga Politico.
Komisioni Evropian zakonisht pajtohet me vendimet e Task Forcës për Veprim Financiar (FATF), e cila u krijua në vitin 1989 nga G7. Kjo është ajo që ndodhi tani, duke përfshirë Monakon në listën e vendeve me mangësi në luftën kundër pastrimit të parave, megjithëse ato janë zotuar t’i adresojnë ato.
Ndërsa Monako u shtua në listë, Emiratet e Bashkuara Arabe u hoqën. BE-ja po konkurron me SHBA-në për të lidhur një marrëveshje tregtare me Emiratet.
Kundërshtimet ndaj heqjes së tyre u shuan pjesërisht kur Emiratet e Bashkuara Arabe dërguan angazhime me shkrim për të forcuar bashkëpunimin gjyqësor me BE-në dhe Europolin, dhe kjo u parapri nga një mision i eurodeputetëve në vend.
Megjithatë, disa eurodeputetë e konsiderojnë të pamjaftueshëm progresin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Eurodeputeti gjerman i të Gjelbërve, Rasmus Andresen, tha se “Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm” dhe theksoi se një marrëveshje tregtare me Emiratet do t’u lejonte “kriminelëve të kanalizojnë fonde të paligjshme përsëri në sistemin tonë financiar”.
Në të njëjtën kohë, qendra e djathtë spanjolle shprehu pakënaqësi me heqjen e Gjibraltarit nga lista.
Vendet që u shtuan në listën e vendeve me rrezik të lartë: Algjeria, Angola, Bregu i Fildishtë, Kenia, Laosi, Libani, Monako, Namibia, Nepali dhe Venezuela.
Vendet që u hoqën nga lista: Barbadosi, Gjibraltari, Xhamajka, Panamaja, Filipinet, Senegali, Uganda dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





