Irani po shqyrton një takim të drejtpërdrejtë me zv.presidentin amerikan, JD Vance

Një burim i informuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në Teheran ka deklaruar për BBC-në se Irani po shqyrton mundësinë për të marrë pjesë në një takim të drejtpërdrejtë me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance.
“Ne kurrë nuk jemi tërhequr nga diplomacia”, është shprehur burimi.
Mendohet se ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mund të takohet me zv/Presidentin amerikan në ditët në vijim, nëse Teherani vendos të pranojë propozimin.
Presidenti amerikan Donald Trump foli për këtë mundësi para gazetarëve, duke deklaruar se pala iraniane kishte sugjeruar që takimi të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, një ide që, sipas tij, do të ishte e vështirë për t’u realizuar.
Trump theksoi edhe një herë se, sipas tij, “opsioni i vetëm që i ka mbetur Iranit është dorëzimi”.
Ndërkohë, udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se nuk do të dorëzohet.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





