Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zgjodhi sot ish-ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock si presidente të organit më të madh të OKB-së.
Baerbock kandidoi pa kundërshtar për pozicionin e lartë njëvjeçar, i cili ka kryesisht rëndësi ceremoniale dhe nuk duhet të ngatërrohet me rolin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
44-vjeçarja Baerbock mori 167 vota pro.
Zgjedhja në seancën plenare para 193 vendeve anëtare të OKB-së u konsiderua si një formalitet, por u mbajt një votim i fshehtë, sipas kërkesës së Rusisë.
Baerbock do të betohet më 9 shtator, pak para takimit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme. Zgjedhja në seancën plenare para 193 vendeve anëtare të OKB-së u konsiderua një formalitet.
Më 9 shtator Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të zhvillojë takimin vjetor me të ftuar shtetërorë nga e gjithë bota.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Zgjedhjet nuk i mbulojnë dot veshët e gomarit
Referendumi - Legjitimiteti i rrejshëm i Sali Berishës
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


