Plantacion me kanabis në Velipojë, pezullohen 3 punonjës policie

9 Qershor 2026, 17:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plantacion me kanabis në Velipojë, pezullohen 3 punonjës policie

Një plantacion me 7,446 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa është zbuluar në fshatin Reç i Ri, në Njësinë Administrative Velipojë, ndërsa si pasojë janë pezulluar nga detyra 3 punonjës policie.

Sipas policisë, janë shkarkuar:

-Kryekomisar Bekim Lika, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër

-Nënkomisar Zef Marku shef i Stacionit Policisë Velipojë

-Inspektor Samet Kadroji, Nd/specialist SPZ, përgjegjës për zonen ku janë gjetur bimët narkotike.

Gjithashtu nën hetim do të jenë edhe dy specialist të tjerë, pjesë e grupit të kontrollit të territorit.

Nuk dihet se në pronësi të kujt ishte parcela me bimë narkotike, sakaq policia thotë se efektivët janë pezulluar për mangësi në përmbushjen e detyrave.

“Pas informacionit të ardhur në postën elektronike të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për kultivimin e mijëra bimëve narkotike, në fshatin Reç i Ri, Velipojë, në një territor të hapur, lehtësisht të verifikueshëm në zonë fushore, u organizua menjëherë puna për asgjësimin e tyre, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të kryer një hetim të thelluar administrativ.

Për mangësi të konstatuara në mospërmbushjen e detyrave, filloi hetimi disiplinor për 5 punonjës policie, konkretisht për:

-Kryekomisar B. L., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, për të cilin është vendosur pezullimi disiplinor nga detyra;

-Nënkomisar Z. M., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë, gjithashtu i pezulluar nga detyra;

-Inspektor S. K., me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë, përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët narkotike, i pezulluar nga detyra.

Më tej, ka nisur hetimi disiplinor, pa pezullim nga detyra, për Nënkomisar D. N., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë dhe Inspektor E. I., me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë në Stacionin e Policisë Velipojë, të dy pjesë e grupit të kontrollit të territorit”,– thuhet në njoftimin e policisë.

Po ndodh...

ide