Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 64 vjeçari në Devoll

Policia e Devollit ka arrestuar shtetasin Fatmir Shirka për ngacmim seksual të një 17 vjeçareje
64-vjeçari i pamartuar ka qënë në të dalë të fshatit aty ku është takuar me 17 vjeçaren, e cila sipas burimeve, po kthehej në banesë
Te njëjtat burime thanë se Fatmir Shirka e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në shumë pjesë të trupit, gjë e cila është kundërshtuar nga 17 vjeçarja e cila ka ikur me vrap drejt banesës duke i treguar familjarëve se çfarë i kishte ndodhur
Kanë qenë këta të fundit ata që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen e ndodhur me vajzën e tyre dhe me pas është bërë shoqërimi në mjediset e komisariatit të Devollit.
Pas dhënies së dëshmisë së vajzës e marrjes në pyetje të 64 vjecarit, polica e Devollit ka kryer arrestimin e Fatmir Shirka dhe çështja tashmë i kalon për hetim të mëtejshëm prokurorisë së Korçës
17 vjeçarja mësohet të jetë marrë në pyetje në prani të psikologut e cila ka treguar se 64 vjeçari e ka prekur në shumë vende intime por ka bërë me dije se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

