EMRI / I dënuar me 20 vite burg për rrëmbim personi dhe trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Spanjë
5 Prill 2026, 10:12 / AKTUALITET

Policia ka njoftuar se, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Adrian Ogiçi, 40 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi u realizua në Spanjë.
Ogiçi është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.
Ky operacion u realizua falë shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke garantuar ekzekutimin e drejtësisë dhe ekstradimin e të dënuarit.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128