EMRAT/ U kapën në fermë kanabisi me vlerë 2.3 mln paund, arrestohen 3 shqiptarë në Angli

Tre shqiptarë janë arrestuar brenda një jave nga policia angleze, pasi u zbulua një fermë kanabisi me vlerë rreth 2.3 mln paund. Bëhet e ditur se dy shqiptarët kanë kanë pranuar përfshirjen e tyre në një fermë kultivimi kanabisi. Shpëtim Halili, 36 vjeç, dhe Besim Velija, 63 vjeç, u arrestuan pasi policia ushtroi kontroll në Channel Street në mars.
Ndërsa në seancën gjyqësore është thënë se gjatë kontrollit në një ish-magazinë u gjetën më shumë se 1300 bimë, në faza të ndryshme të rritjes. Vlera totale e ngarkesës vlerësohet midis 456,960 dhe 1,142,400 £. Gjithashtu Halili dhe Velija janë deklaruar fajtorë, ndërsa dënimi është shtyrë deri më 30 dhjetor.
Ndërsa javën e kaluar, një burrë 48-vjeçar u burgos për 28 muaj pas zbulimit të kultivimit të kanabisit në një tjetër objekt, ndërsa vlera llogaritet në 1 milion £. Në atë kohë, ngarkesa e madhe e kombinuar e vlerësuar nga policia ishte 2.3 milion £ më e madhja e kapur ndonjëherë në një ditë të vetme në kufijtë skocezë. Petrit Musta, një tjetër shtetas shqiptar, u deklarua fajtor për drogë të klasit B.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, u gjetën 360 bimë në një dhomë dhe 1000 të tjera në një dhomë më të madhe. Musta u paraqit në Gjykatën e Jedburgut javën e kaluar. Avokati shpjegoi se klienti i tij kishte punuar në Belgjikë në vitin 2022 dhe kishte paguar 18,000 £ për t’u transportuar në MB me një kamion, ndërsa mbërriti në Birmingham në vitin 2023, ku ai punonte ilegalisht në një lavazh.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


