Bastiset burgu i sigurisë së lartë! Gjenden 8 litra raki të kamufluara në shishe uji, verë e uiski dhe tre celulare bashkë me karikuese

Kontrolli i radhës është kryer sot në burgun e sigurisë së lartë në Peqin ku mësohet se të burgosurve u janë gjetur dhe sekuestruar alkool, celulare, karikuese e kufje.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të cilët pasditen e kësaj të shtune kanë publikuar pamje nga operacioni i kryer në burgun e Peqinit.
Mësohet se gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e sotme në burgun e Peqinit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 8 litra raki të kamufluara në shishe uji, verë në shishe “Coca Cola”. Ndërsa uiski mësohet se është gjetur në një shishe të madhe të çajit të ftohtë.
Ndërsa bëhet me dije se në qelinë e të dënuarit me iniciale G.B. u gjetën dhe sekuestruan: 1 shishe me raki (2 L), 2 shishe uiski (1.5 L), 1 shishe verë (1.5 L) dhe 2 karikues telefoni.
po ashtu, nga kontrollet e bëra ditën e sotme, të dënuarit P.V. iu gjetën dhe sekuesruan: 1 celular i tipit iPhone, ngjyrë e zezë, 1 karikues, 2 fisha karikimi dhe 1 palë kufje wireless.
Ndërsa të dënuarit L.D. iu gjetën dhe sekuestruan: 2 telefona celularë (1 Google Pixel , ngjyrë e zezë dhe 1 Samsung, ngjyrë gri), 1 karikues ngjyrë e bardhë dhe 3 shishe raki (2 L).
Sakaq, bëhet me dije se kontrollet në burgjet e ndryshme të Shqipërisë do të vijojnë më tej me synim ndalimin e futjes së sendeve të paligjshme në institucionet e vujajtes së dënimit.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128