YouTuber-i i famshëm zbuloi fytyrën dhe 24 orë më pas, fitoi 1 milion ndjekës

5 Tetor 2022, 08:44 / TRENDING ALFA PRESS

YouTuber-i i famshëm zbuloi fytyrën dhe 24 orë më pas, fitoi

YouTuber-i Dream fitoi më shumë se një milion ndjekës pas zbulimit të fytyrës së tij të dielën (2 tetor), duke tërhequr njerëz në të gjithë platformat e rrjeteve sociale.

Krijuesi i njohur i videove Minecraft – i cili deri vonë mbulonte identitetin e tij duke përdorur një maskë të buzëqeshur – njoftoi në fundjavë se do të zbulonte fytyrën në YouTube.

Dream, emri i vërtetë i të cilit është Clay, më vonë ndau një video të tij duke folur në kamerë për herë të parë pa maskën karakteristike, duke thënë: "Unë quhem Clay, i njohur ndryshe si Dream Online. Mund të keni dëgjuar për mua."

Clay vendosi të shfaqet më në fund me fytyrën, duke qenë se miku i tij më i mirë do të shpërngulet nga Mbretëria e Bashkuar në Amerikë, për të jetuar me të. Ai do ta shfrytëzojë këtë kohë për të dalë, për të bërë gjëra të reja dhe për të takuar njerëz të rinj. 

"Mjafton të dal jashtë në botë. Më duket sikur kam qenë në një bunker për kaq kohë", shprehet ai.

Sipas Social Blade, në YouTube, Dream fitoi 300,000 ndjekës të dielën dhe 200,000 të tjerë të hënën.

Në Twitter, ai fitoi 201,275 ndjekës të dielën dhe 44,905 të tjerë të hënën, ndërsa në Twitch fitoi 69,435 të dielën dhe 5,033 të hënën.

Sa i përket Instagramit, Dream grumbulloi 125,360 ndjekës të dielën dhe 84,867 të tjerë të hënën.

https://youtu.be/CtpdMkKvB6U 

Po ndodh...