Është e mundur/ Programi që ju lejon të transferoni veçoritë e iPhone 16 në iPhone 15 dhe modele tjera më të vjetra!

10 Dhjetor 2024, 13:43 / TRENDING ALFA PRESS

Është e mundur/ Programi që ju lejon të transferoni

Fatkeqësisht, veçoritë e iPhone 16 janë të pamundura për t’u transferuar në modelet më të vjetra të iPhone, ose të paktën kështu tha Apple. Një program i quajtur Nugget ju lejon të transferoni veçoritë më të reja të iOS në telefonat e vjetër. Disa nga karakteristikat kryesore që sjell Nugget përfshijnë Apple Intelligence, Camera Control UI, “Tap to wake” dhe Settings. Por, habia më e madhe është Apple Intelligence, që gjithashtu ka integrimin ChatGPT.

Apple tha se shërbimet e saj të AI nuk mund të funksiononin në telefona me më pak se 8 GB RAM, por me sa duket ka mundësi. Megjithatë, Nugget, ka disa këshilla që duhet t’i dëgjoni para se ta instaloni. Para së gjithash, shkarkimi i aplikacioneve si kjo mund të jetë një përpjekje mjaft e rrezikshme. Dhe ndoshta ka një arsye të mirë që Apple nuk i ka paraqitur këto veçori në telefonat e vjetër. Kjo pasi do të ishte plotësisht e pritshme nëse telefoni juaj fillon të ngadalësohet më shpesh pas instalimit të Nugget.

Kompanitë analitike Counterpoint Research dhe Canalys kanë publikuar analizat e tyre të rregullta të tregut të telefonave celularë, të cilat i referohen gjendjes së tregut global të gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024. Të dyja kompanitë bien dakord për telefonin më të njohur në periudhën korrik-shtator, dhe në të dyja listat është modeli standard iPhone 15. Tre vendet e para i zënë Apple iPhone 15, 15 Pro Max dhe 15 Pro, ndërsa pas tyre janë Galaxy A15 4G, Galaxy A15 5G, Galaxy A35 5G dhe Galaxy A05 dhe më pas iPhone 14. Lista e modeleve Apple dhe Samsung është “thyer” nga Redmi 13C 4G duke u renditur në vendin e nëntë dhe Samsung Galaxy S24 është gjithashtu në top 10.

Ndërkaq, Apple është i vendosur të bëjë një ndryshim të madh në iPhone 17. Apple ka shumë të ngjarë të lëshojë një model të ri iPhone të hollë për të shkuar së bashku me variacionet Pro dhe Pro Max. Analisti i Apple, Mark Gurman thotë se ‘iPhone 17 Air’ ose ‘iPhone 17 Slim’ pritet të jetë një opsion më i lehtë dhe më i hollë me pajisje më pak të fuqishme. Gurman thotë se telefoni i vitit të ardhshëm do të jetë ‘një ofertë e nivelit të mesëm me një çmim të shkëlqyeshëm, për njerëzit që nuk kanë nevojë për specifikimet më mbresëlënëse’.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128