Samsung po përgatit një telefon që paloset trefish
Samsung mund të prezantojë në vitin 2025, një telefon që do të mund trefish të paloset.
Nga Koreja e Jugut pohojnë se Samsung tashmë e ka gati teknologjinë për të krijuar një telefon trefish të palosshëm, dhe zinxhiri i furnizimit është gati për produktin e ri, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet të merret nga Divizioni MX (Mobile Experience), i cili është përgjegjës për telefonat me ekrane të palosshme të gjigantit koreano-jugor.
Porositë për panelet OLED të palosshme ranë me më shumë se 10 për qind, pasi kërkesa për Galaxy Z Fold6 dhe Galaxy Z Flip6 nuk i kaloi pritshmëritë.
Dërgesat e Samsung Display, kur bëhet fjalë për panelet fleksibël OLED, do të arrijnë në 12 milionë në vitin 2024. Kjo është një rënie e madhe prej 40 për qind nga dërgesa e vitit të kaluar prej 20 milionë.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128