Itali, turistët dhe qytetarët do ta shohin ‘Fontana di Trevi’ në Romë nga një këndvështrim i ri

11 Nëntor 2024, 13:51 / TRENDING ALFA PRESS

Itali, turistët dhe qytetarët do ta shohin ‘Fontana di

Turistët dhe qytetarët do të mund ta shohin Fontana di Trevin në Romë nga një këndvështrim i ri, duke ecur në një urë të sapoinstaluar që do të bëjë të mundur vizitat në atraksionin popullor romak gjatë një periudhe të shkurtër mirëmbajtjeje.

Ura metalike, e cila do t’i lejojë njerëzit të ecin mbi një pjesë të shatërvanit dhe t’i afrohen fasadës, do të mbahet për rreth dy muaj ndërsa monumenti do t’i nënshtrohet punimeve periodike të nevojshme për mirëmbajtjen e tij.

Kryetari i Bashkisë së Romës tha se kjo është një mundësi unike që iu ofrohet qytetarëve dhe turistëve.

“Donim t’i jepnim të gjithëve mundësinë për të admiruar shatërvanin dhe mbi të gjitha nga një këndvështrim unik. Normalisht nuk do të mund të shihni kurrë atë që mund të shihni nga kjo urë… kështu që në fakt është një mundësi unike”.

Pjesa e parë e punimeve në këtë monument kaq shumë të admiruar ka përfunduar, ndërsa plotësisht pritet të përfundojë deri në fund të vitit.

Mirëmbajtja do të përfshijë heqjen e papastërtive dhe ndotjes, oksideve të hekurit si dhe gëlqeres nga pjesa e poshtme dhe pastrimin e shatërvanit. Ura do të kufizohet në 130 persona njëherësh dhe do të ketë një sportel në hyrje, duke shënuar kështu hapin e parë nga autoritetet e Romës për të kufizuar aksesin në monument, një nga më të ngarkuarit në kryeqytetin italian.

 

ide