Sulmet amerikane ndaj Iranit sjellin kundërpërgjigje, Teherani: Goditëm 85 baza të SHBA-së
Irani pretendon se ka sulmuar 85 baza ushtarake amerikane në rajon, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të fundit të SHBA. Garda Revolucionare Islamike (IRGC) deklaroi se sulmet u kryen në përgjigje të asaj që e cilësoi si “shkelje të armëpushimit” nga ana e Uashingtonit, pasi forcat amerikane goditën një sërë objektivash në jug të Iranit.
Më herët, autoritetet në Bahrein dhe Kuvajt aktivizuan sirenat e alarmit për raketa, ndërsa Teherani kishte paralajmëruar se do të jepte një “përgjigje shkatërruese” ndaj operacionit ushtarak amerikan.
Nga ana tjetër, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se kishte goditur mbi 80 objektiva iraniane, përfshirë pozicione ushtarake dhe mjete të Gardës Revolucionare. Sipas Uashingtonit, operacioni u ndërmor si hakmarrje për sulmet ndaj tre tankerëve në Ngushticën e Hormuzit.
Deri më tani nuk ka një konfirmim të pavarur për shkallën e dëmeve të pretenduara nga Irani apo për numrin e objektivave amerikane të goditura në Bahrein dhe Kuvajt.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128