Zyrtare/ Nga Kategoria e Parë në Superiore, Teuta prezanton blerjen e radhës
9 Gusht 2024, 23:08 / SPORT
ALFA PRESS
Pas portieri Tafas, Teuta ka zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër afrim, bëhet fjalë për sulmuesin Kristian Preknicaj.
22-vjeçari sezonin e shkuar ishte pjesë e Lushnjës, në Kategorinë e Parë, teksa këtë edicion do të militojë në elitën e futbollit shqiptar.
Preknicaj, iu nënshtrua një periudhe prove, teksa arriti të bindte trajnerin Martini, për ta bërë pjesë të ekipit.
Sulmuesi shënoi gol edhe në miqësoren e zhvilluar 2 ditë më parë ndaj Laçit.
Njoftimi i Teutës:
KF Teuta njofton afrimin e sulmuesit Kristian Preknicaj. Sulmesi 22-vjeçar afrohet te Teuta nga Lushnja, ku sezonin e fundit ka spikatur me 6 gola, duke qenë ndër më të dalluarit në kampionat. Klubi i Teutës mirëpret sulmuesin Preknicajn dhe i uron shumë gola me fanellën blu.
Pengesa e projektit amerikan
Nga Albi Xhunga
ide
10 urdhëresat për deputetët dhe ministrat e ardhshëm
Nga Lutfi Dervishi
SPAK po i jep një shans të fundit PD-së
Nga Namir Lapardhaja
Problemin nuk e kemi te Rama, as te Tritani, por te Belindi!
Nga Sidi Hasanaj
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128