Zyrtare/ Dinamo prezanton Ilir Dajën një ditë para derbit kundër Partizanit
11 Shtator 2024, 16:51 / SPORT
ALFA PRESS
Ilir Daja zyrtarisht është trajneri i ri i Dinamo City. Trajneri 57-vjeçar u largua pas më shumë se dy vitesh e gjysmë me Ballkanin në Kosovë, duke u rikthyer te klubi që u shpall kampion.
Një ditë para derbit kundër Partizanit, Daja doli para medieve me drejtuesit e klubit. Me vetëm një javë në dispozicion për të stërvitur lojtarët, Daja rikthehet në futbollin shqiptar dhe konkretisht me Dinamon në një ndeshje derbi.
Të enjte në orën 19:00 në "Arenën e Demave" Ilir Daja do drejtojë për herë të parë ekipin në një ndeshje zyrtare, me objekivin që është i qartë, një vend në "Final 4" për të luftuar për titullin kampion.
-
Kategoria Superiore/ Bylis ndëshkon Tiranën
11 Shtator, 16:33
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128