Ziyech në bisedime me Milanin

26 Qershor 2022, 10:53 / SPORT ALFA PRESS

 Ziyech në bisedime me Milanin

Miliarderi Todd Boehly nuk është vonuar aspak pas blerjes së Chelseat dhe sipas ‘ Daily Telegraph ‘  menjëherë ka filluar të vërë në praktikë teoritë e tij . 

Amerikani i ka premtuar Thomas Tuchelit gjashtë blerje gjatë merkatos verore  për ti kompletuar londinezët në vigjile të sezonit te ri.

Por gjatë kësaj  periudhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ gjithashtu do të shesin komponentët që nuk e kanë bindur trainerin gjerman, ndër të cilët përfshihet Romelu Lukaku.

Belgu do të huazohet tek Interi kundrejt 8 milionë eurove plus 2 të tjera që i korrespondojnë bonuseve në varësi të arritjeve të ‘’ Buallit ‘’ tek zikaltërit.

Një ndër të padëshiruarit e ishi-t të Borussia Dortmundit është Hakim Ziyech për të cilin interesohet Milani.

Largimi i  Antonio Rudigerit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ e ka zgjeruar listën e transferimeve  me kalimin e ditëve dhe po ndiqen  edhe Matthijs de Light, Jules Kounde , Jonathan  Clauss për sa i përket prapavijës por edhe Richarlison dhe Osumane Dembele për sulmin.

Në total drejtuesit e rinj kanë vënë në dispozicion 240 milionë eurove me qëllimin e shëndërrimit të Chelseat në një rival tejet të rrezikshëm për çdo ekip, i aftë për të rikthyer përsëri buzëqeshjen .

Thuhet se fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe të qënit një ekip i suksesshëm imponon lëvizjet e mirëllogaritura  në funksion të merkatos për të lideruar përsëri në kompeticionet pjesëmarrëse.

Kështu që marokeni do të jetë një ndër lojtarët i  cili me shumë gjasa do ti japë lamtumirën ‘’ Stamford Bridges ‘’ sepse i ka trokitur në derë kampioni në fuqi i Scudettos, për të cilin prioritet absolut është mbrojtja e titullit  dhe akumulimi i sa më shumë trofeve në të ardhmen.



ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128