Vetëdorëzohet shqiptari që shkaktoi aksidentin tragjik në Itali ku humbi jetën baba i tre fëmijëve

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka tronditur zonën e Martinsicuros, në rajonin e Abruzzos, Itali. Viktimë ka mbetur 47-vjeçari Emidio Croci, baba i tre fëmijëve, i cili po udhëtonte me familjen kur u përplas për vdekje nga një automjet që drejtohej nga një 41-vjeçar shqiptar, me inicialet A.K., banues në San Benedetto del Tronto.
Sipas mediave italiane, shqiptari ishte në timonin e një Mercedes-Benz A-Class, që po lëvizte me shpejtësi të lartë, kur u përplas me një SUV Mercedes GLB, në të cilin ndodhej familja Croci.
Nga goditja fatale, 47-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshortja u dërgua në spital në gjendje të rëndë, dhe djali 11-vjeçar u transportua me helikopter në spitalin e Ankonës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas aksidentit, shqiptari dhe pasagjeri që ndodhej me të u larguan në këmbë nga vendi i ngjarjes, pa dhënë ndihmë. Autoritetet italiane nisën menjëherë kërkimet, ndërsa pak orë më vonë 41-vjeçari u vetëdorëzua në polici.
Ai është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe po hetohet për “vrasje rrugore” dhe “braktisje të vendit të ngjarjes”, pasi dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Ndërkohë, pasagjeri i dytë që ndodhej në automjet vijon të jetë në arrati, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Teramos për ekzaminimet ligjore.
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



