U mposhtën nga Plzen në “Air Albania”, por ja si mund të kualifikohet Ballkani i Dajës
30 Nëntor 2023, 21:21 / SPORT

Ballkani i Ilir Dajës humbi sonte 0-1 përballë Plzen në “Air Albania” në një sfidë ku meritonin më shumë për atë çka tregoi në fushën e lojës.
Por pavarësisht kësaj humbjeje, skuadra e Ilir Dajës, ka ende shanse, për të synuar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Konferencës.
Si mund t’ia dalë Ballkani? Kampionëve të Kosovës, do t’iu duhet të triumfojnë në ndeshjen e fundit në transfertë ndaj Dinamos së Zagrebit, ndërkohë që Astana, në rast triumfi të Ballkanit, duhet të mos fitojë ndaj Plzen-it në Çeki.
Edhe pse një skenar i vështirë, Ballkani do të luajë gjithçka për gjithçka në Kroaci.

Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

