Tronditet Holanda, Koeman humbet një tjetër yll përpara Botërorit

Nuk ka paqe te Holanda, me trajneri Koeman që sheh të humbas elementë të tjerë të rëndësishëm përpara startit të Botërorit. I fundit që dëmtohet mbrojtësi i Arsenal, Jurrien Timber, me këtë të fundit që pësoi një tërheqje muskulor duke e detyruar të largohet nga New York, aty ku përfaqësuesja holandeze është e grumbulluar. Në këto kushte, trajneri Koeman ka ftuar Lutsharel Geertruida, lojtar në pronësi të Leipzig, por që këtë sezon ishte në huazim te Sunderland.
Timber është vetëm lojtari i fundit që humbi Botërorin “FIFA2026” pasi më herët për arsye dëmtimi nuk janë në dispozicion të ekipit përfaqësues edhe lojtarë si Xavi Simons, Matthijs de Ligt dhe Stefan de Vrij.
Holanda bën pjesë në Grupin F së bashku me Suedinë, Tunizinë dhe Japoninë. Holanda do të debutojë në Botëror më 14 qershor në sfidën kundër Japonisë.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
