
Superkupa e Turqisë, Beshiktash mund 5-0 Gallatasarain

3 Gusht 2024, 23:00 / SPORT
Beshiktash ka turpëruar me rezultatin 0-5, kampionët e Gallatasarait në finalen e Superkupës, në një mbrëmje që rezultoi makthi për Ikardin & CO.
Ylii i Beshiktashit ishte Çiro Imobile, i cili debutoi me dopietë!
Golin e parë italiani e shënoi në sekondën e 21-të, ndërsa të dytin në minutën e 81-të nga pika e bardhe e penalltisë.
Svenson, Rafa Silva dhe Hekimoglu kompletuan “manitën” për skuadrën e Van Bronckhorst.
Titullar në këtë duel u aktivizua Milot Rashica, i cili qëndroi në fushë 86 minuta, ndërkohë që Ernest Muçi nuk u preferua asnjë minutë nga trajneri holandez, duke e ndjekur finalen e Superkupës nga stoli.
Një humbje e rëndë kjo për Gallatasarain, që nuk do të kapërdihet lehtë.

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
Nga Evi Kokalari
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128