Situata te Mançester Junajtid, keqmenaxhim i Amorim me zëvendësimet

12 Nëntor 2025, 21:29 / SPORT ALFA PRESS

Situata te Mançester Junajtid, keqmenaxhim i Amorim me

Trajneri Ruben Amorim, vazhdon të marrë shumë mbështetje nga tifozët e klubit të tij, teksa seria e pathyeshmerisë së ekipit të tij, tani është pesë ndeshje në Premier Ligë. Mirëpo portugezi vazhdon të habitë shumë njerëz me obsesionin e tij me zëvendësimet. Tendenca e trajnerit për të zëvendësuar një qendërmbrojtës në shumë nga ndeshjet e ekipit të tij ende duket e çuditshme.

Duket sikur ai nuk i di saktësisht kombinimet e tij më të mira. Junaitid ka mbajtur portën e paprekur vetëm një herë gjatë gjithë sezonit, kundër Sanderlend në shtëpi. Ndërkohë, ndaj Tottenham, ai e la ekipin e tij të ekspozuar, thjesht duke bërë shumë ndryshime shumë herët. Amorim bëri pesë zëvendësime në 27 minutat e para të pjesës së dytë vetëm për ta mbyllur ndeshjen me dhjetë lojtarë, pasi sulmuesi Sesko, u largua nga fusha në fund të ndeshjes i dëmtuar.

Me një lojtar më pak, Junaitid pësoi një gol dhe pothuajse e humbi ndeshjen. Në epokën e pesë zëvendësimeve, një veprim i nxitur nga tekniku portugez, ngjan vërtet “kriminale” të shfaqesh i ekspozuar në këtë mënyrë, ndaj lëndimeve të vona.

Amorim në fakt i kishte bërë të gjitha ndërrimet e tij pas 72 minutash. Po sikur një lojtar të ishte dëmtuar një minutë më vonë? Junaitid do të përballej me pothuajse gjysmë ore (përfshi kohën shtesë) me inferioritet numrik në fushë. Ky është vërtet keqmenaxhim.

Po ndodh...

ide