Shqipëria U-17 zyrtarizon pasuesin e trajnerit Shkëmbi

20 Korrik 2024, 11:25 / SPORT ALFA PRESS

Shqipëria U-17 zyrtarizon pasuesin e trajnerit Shkëmbi
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që t’i besojë Kombëtaren U17 një trajneri Italian, institucioni i futbollit ka bërë të ditur sot se ka nënshkruar me italianin Andrea Tedesko, i cili do të marrë drejtimin e përfaqësueses nga e cila u largua Bledi Shkëmbi kur mori drejtimin e Tiranës.

Trajneri i cili së fundmi ka qenë në drejtimin e Napolit U19, do të jetojë në vendin tonë gjatë këtij viti të marrëveshjes që ka nënshkruar me Federatën, duke vepruar njëlloj si trajneri i Kombëtares A, Sylvinho.

NJOFTIMI I FSHF

FSHF arrin akordin me Andrea Tedescon, tekniku italian do të marrë drejtimin e Kombëtares U-17

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me teknikun italian, Andrea Tedesco, për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare U-17.

Tedesco i cili ka një CV të pasur si trajner në Itali por edhe në nivel ndërkombëtar do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me FSHF-në, teksa do të drejtojë Kombëtaren U-17 në finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”.

Tekniku 39-vjeçar së fundmi ka qenë në krye të Napolit U-19, teksa më parë për dy sezone ka drejtuar edhe Kombëtaren U-19 të Maltës. Gjithashtu Andrea Tedesco ka qenë edhe në rolin e zëvendëstrajnerit te skuadra rumune Universitatea Craiova 1948. Ndërsa në fillimet e karrierës ka drejtuar edhe skuadrën italiane Casertana.

Po ndodh...