Serie A/ Fiorentina përmbys Lacion, e zhvendos në vendin e tetë

26 Shkurt 2024, 23:15 / SPORT ALFA PRESS

Serie A/ Fiorentina përmbys Lacion, e zhvendos në vendin e tetë
Fiorentina triumfoi 2-1 me Lazion në ndeshjen përmbyllëse të javës së 26-të në Serinë dhe parakalon në renditje pikërisht bardheklatrit, që zbresin në vendin e tetë.

Në “Artemio Franchi” u zhvillua një ndeshje plot emocione, me përmbysje rezultati në pjesën e dytë,  teksa në fundit e të parës shënoi për miqtë Luis Alberto.

Në minutën e 61-të Kayode shënoi golin e barazimit i asistuar nga Belotti. Fiorentina fitoi një 11-metërsh në të 66-tën, por gaboi në ekzekutim Gonzalez.

Gjithsesi, vetëm dy minuta më vonë skuadra vjollcë shënoi golin e fitores me Bonaventurën.

 

Po ndodh...

ide