Rezultate pozitive! Partizani krijon dyshen “e hekurt”, portieri Qirko në rritje
Partizani në vitet e fundit i është nënshtruar çdo verë lëvizjeve të shumta që kanë penguar stabilitetin nëpër reparte dhe kanë shkundur dukshëm balancat e 11-shes.
Mbrojtja është reparti që kërkon më së shumti qëndrueshmëri dhe bashkëpunim mes lojtarëve, që përveç se duhet të jenë komunikues, duhet të kenë edhe cilësitë e duhura. Këtë koleksionim virtytesh dhe cilësish te mbrojtja e Partizanit nuk e gjenim prej mbi dy vitesh, kur në ekip ishin lojtarë si Bitri apo Belica. Klubi është përpjekur gjithnjë të sjellë zëvendësues për ish-kapitenët, por ka dështuar në seri, pa koshiencën se zgjidhjet i ka pasur në ekip, por nuk ka ditur t’i kultivojë e është ndrojtur t’i besojë.
DYSHJA NË QENDËR – Që nga ardhja e tij, në qendër të mbrojtjes, trajneri Veselinoviç ka vendosur dyshen Preka-Sembene. Këta lojtarë ndodhen në klub prej më shumë se dy vitesh, por për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të fitojnë një fanellë titullari dhe të marrin përgjegjësi mbi supe. U desh që klubi të dështonte me afrimet e Koçijan apo Mikuliç, që trajnerët të mos kishin zgjidhje tjetër e të aktivizonin fillimisht Sembene e më pas Prekën.
Kjo dyshe në këtë start të sezonit po shfaqin një nivel të lartë dhe na bëjnë të besojmë se më në fund Partizani e ka krijuar stabilitetin që i nevojitej para Qirkos. Nga 11 ndeshje të luajtura në këtë sezon, në pesë prej sfidave të kuqtë nuk kanë pësuar gol, çka përbën një statistikë mbresëlënëse, që i atribuohet kësaj dysheje, por edhe portierit Qirko. Ky i fundit në këtë sezon është shfaqur në nivel të lartë. Meritë ka padyshim edhe nga trajneri i portierëve, Kushtrim Voka, pasi te Qirko vihet re një rritje e dukshme në çdo veprim gjatë ndeshjeve.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128