Protagonist në derbin kundër Juventusit, Ismajli: Në pjesën e dytë kishim 2-3 raste, kemi portier të madh

8 Nëntor 2025, 23:14 / SPORT ALFA PRESS

Protagonist në derbin kundër Juventusit, Ismajli: Në pjesën

Ardian Ismajli përjetoi sot për herë të parë një derbi të Torinos si protagonist, duke qenë ndër më të mirët në fushën e lojës në ndeshjen që skuadra e tij barazoi pa gola përballë Juventusit. Nëj ndeshje ku faza mbrojtëse e Torinos ia doli të përballej me sulmuesit e bardhezinjve teksa Ismajli e shokët e repartit, sidomos portieri Paleari, mbajtën rrjetën të paprekur.

“Në pjesën e parë ishim pak poshtë, pastaj në të dytë ia dolëm të shkonim përpara. Ne i kishim 2-3 raste. Por në fund është 0-0 dhe një pikë është e drejtë, ndaj shohim përpara.

Peleari është një njeri i madh dhe sidomos një portier i madh. Në ndeshjet e fundit mund të shpallej MVP, por më mirë që për të ishte në derbi. Ai luante në Serinë C me Beneventon dhe tani është më i miri në derbin e Serisë A.

Është një gjë e madhe, ai është një djalë i mbarë, kur vjen në fushë, edhe kur nuk luante, ishte një profesionist. U ka dhënë gjithmonë një dorë të gjithëve. Në fund gjithçka shpërblehet. Tani ai do të pushojë, unë do të shkoj në grumbullimin e Kombëtares”, tha Ismajli për “DAZN” pas përfundimit të ndeshjes.

 

Po ndodh...

ide