Premier League/ Barazim dramatik, Sunderlandi i Xhakës ndal Arsenalin

Arsenali u ndal në mënyrë dramatike nga Sunderlandi, në një barazim spektakolar 2-2 që erdhi pas një goli të Brian Brobbey në minutën e 94-t, duke i dhënë “Black Cats” një pikë të artë dhe duke ruajtur rekordin e tyre të pamposhtur në shtëpi këtë sezon.
Ndeshja nisi me dominim të Arsenalit, por vendasit shënuan të parët. Ish-lojtari i akademisë së Arsenalit, Daniel Ballard, realizoi pas një goditjeje standarde, duke i dhënë fund serisë prej tetë ndeshjesh pa gol të pësuar për “Gunners”.
William Saliba pati mundësinë ta barazonte rezultatin para pushimit, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.
Në pjesën e dytë, Arsenali rriti presionin.
Bukayo Saka shënoi golin e barazimit me këmbën e djathtë pas një pasimi të Mikel Merinos, ndërsa pak më vonë Leandro Trossard përmbysi rezultatin me një goditje fantastike në trekëndësh.
Megjithatë, në fund, Sunderlandi nuk u dorëzua: Brobbey arriti të shmangte ndërhyrjen e portierit David Raya dhe realizoi me një goditje akrobatike për 2-2.
Arsenali tentoi ta fitonte sërish ndeshjen në minutat shtesë, por portieri Robin Roefs bëri dy pritje vendimtare ndaj Calafiorit dhe Merinos, duke ruajtur rezultatin e barabartë.
Ky barazim e mban Arsenalin të pamposhtur kundër Sunderlandit në 16 përballje radhazi, por i pengon “topçinjtë” të shkëputen në krye të Premier League.
Nga ana tjetër, Sunderlandi, me Granit Xhakën lider, ngjitet në vendin e tretë dhe konfirmon formën e shkëlqyer me katër ndeshje radhazi pa humbje.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


