Porta e Kombëtares e "blinduar", Thomas Strakosha vjen në formën optimale
Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha ashtu si shumë lojtar të tjerë të thirrur në këtë grumbullim duket se ka ardhur në formën optimale. Që nga impenjimet e fundit me Kombëtaren, gardiani ka zhvilluar 4 takime me AEK, ekipin e kryeqytetit grek.
Në këto takime ai ka pësuar vetëm një gol, ndërsa nota më e ulët që është vlerësuar ka qenë 7.4 që tregon se performancat e tij kanë qenë fantastike. Shqiptari ynë ka mundur që të mbajë rrjetën e paprekur për 3 takime në kampionatin helen, i cili nuk është një kampionat për t’u nënvlerësuar.
Ai ka fituar vendin e titullarit tashmë në Greqi, pas gafave në ndeshjet e para për llogari të AEK-ut. Falë paraqitjeve të portierit shqiptar ekipi nga Athina ndodhet në pozitën e dytë pa lëshuar pe në garën për titull.
Duke parë formën e mirë që po kalon aktualisht dhe 2 kandidatët e tjerë për një vend titullari në ndeshjet me Çekinë dhe Gjeorgjinë, Strakosha është “karta” më e mirë për portën shqiptare.
Mesia Trump, ose ëndrra në diell e të korruptuarve
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128