Opinionistët në Itali, njëzëri: Zikaltërit do të befasojnë Europën
Alesandro Kostakurta e konsideron Interin si një nga klubet më të forta të Europës. Ai bashkë me Di Kanion dhe Kambiason kanë analizuar ndeshjen në Mançester.
“Unë nga Interi pres gjithmonë shumë. Kur niseshin në kundërsulm, lojtarët e Sitit tërhiqeshin me shpejtësi mbrapa. Përveç faktit që bënë një ndeshje të mirë në aspektin mbrojtës, zikaltrit kanë treguar gjëra pozitive edhe në sulm. Kjo do të thotë të jesh një nga skuadrat më të forta në Europë. Interi sulmonte me 6 lojtarë, por pastaj kur duhet që të rrëmbente topin, tërhiqeshin të gjithë mbrapa për të bllokuar sulmet e rrezikshme të Sitit. Interi është një nga ekipet më të forta në Europë”.
Ky është mendimi i parë i Kostakurtës në “Sky Sport” pas barazimit të zikaltërve në Angli. Ai gjithashtu ka komentuar edhe momentin e pasimit të Darmianit me finte, diçka që shumë pak njerëz e kuptuan.
“Ai veprim konfirmon që Interi është një grup i madh. Darmian është një njeri shumë pozitiv. Ai pasim është një gabim i madh, por donte të bënte diçka altrukste. Ka menduar më shumë për grupin sesa për lavdinë personale”, shpjegoi.
DI KANIO– “Me një rrugëtimtë zgjuar, Interi mund të shkojë në fund të rrugëtimit në Champions. Ka bërë disa aksione të rrezikshme duke dalë me personalitet nga presingu duke mos e hedhur topin përpara. Dhe madje e bënë mirë 6-7 herë në pjesën e parë. Mëkati i madh është që rastet për të shënuar i patën, por nuk ia dolën dot. Munguan vetëm disa detaje të vogla. Zikaltrit dinë që të luajnë në të gjitha mënyrat edhe në kundërsulm kanë lojtarë që vrapojnë me topin në këmbë. Bënë një ndeshje të madhe”, tha Paolo Di Kanio.
KAMBIASO- Ish-mesfushori i Interit, Esteban Kambiaso kashpjeguar më në detaje sfidën eluajtur në Mançester. “Interi nukishte i kënaqur thjesht duke ruajtur barazimin, por donte që tafitonte ndeshjen. Ndoshta ndonjë pasim nuk ka ardhur nëmënyrën e duhur dhe e zotëroi topin shumë në anësore, por nëfund të fundit nuk ishte një Inter që kishte shkuar për të humbur. Kjo është një shenjë maturie”, tha Kambiaso. Ai foli edhepër Darmianin. “Darmian gaboi në zgjidhjen e atij aksioni, por ishte një veprim shumë altruist. Si grup lojtarësh të jep kënaqësi”, përfundoi argjentinasi.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128