Një lider drejt largimit, Ardit Krymi përgatit “divorcin” me Vllazninë dhe shqyrton ofertat nga Superiorja dhe Kosova
3 Qershor 2026, 12:00 / SPORT

Pas rinovimeve, vjen radha e largimeve te Vllaznia. Top Channel mëson se një nga liderët e sezonit që sapo u mbyll, Ardit Krymi, është drejt largimit nga kuqeblutë.
Mesfushori mbylli një sezon shumë pozitiv sa i përket performancës individuale, duke u konfirmuar një nga më të mirët në Superiore, por Vllaznia dështoi për të shkuar te titulli, që mungon aq shumë në Shkodër.
Fundi jo i lumtur duket se nuk ka reflektuar një ambient aq pozitiv në Shkodër dhe Krymi ka marrë vendimin për tu larguar, pavarësisht se ka edhe një vit kontratë me kuqeblutë.
Teksa ikja e tij është fakt thuajse i kryer, mësohet se e ardhmja e 30-vjeçarit pritet të vijojë në Shqipëri ose Kosovë, ku ka oferta nga disa klube.
Po ndodh...
ide
Protesta kundër një elite pa moral
Nga Sokol Neçaj
Protestat nuk prodhojnë liderë
Nga Ardi Stefa
Zombit përballë Gen Z!
Nga Arbër Hitaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128