“Nëse Arbri do kishte shënuar atë gol…”, Ramadani: Tani dua edhe Botërorin me Shqipërinë

17 Nëntor 2025, 13:58 / SPORT ALFA PRESS

“Nëse Arbri do kishte shënuar atë gol…”,

Ylber Ramadani, mesfushori kuqezi, është i bindur se nëse Arbër Hoxha do të kishte shënuar atë gol historia e takimit me Anglinë mund të ishte ndryshe.

Pavarësisht zhgënjimit, Ramadani ka besim se pasi shijoi Evropianin mund të prek edhe Botërorin:

“Më vjen keq sepse për 75 minuta kemi luajtur në një nivel shumë të njëjtë, besoj kemi qenë aty-aty. Arbëri duhej ta bënte gol para Anglisë, e morëm një gol naiv që më dhemb shumë, aty u prishën ekuilibrat e lojës. Jemi shumë të kënaqur, kemi bërë një rrugë shumë të mirë dhe jemi në play-off, të shfrytëzojmë këtë mundësi. Sot treguam që mund të luajmë kundër çdo kundërshtari në play-off. Europianin e kam arritur, por dua edhe Botërorin me Shqipërinë si të gjithë lojtarët, shpresojmë që ta arrijmë”, u shpreh Ramadani për FSHF.

Po ndodh...

ide