
Myrto Uzuni gjen rrugën e rrjetës në miqësoren e Granada-s

8 Gusht 2024, 21:49 / SPORT
Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni, është lideri i skuadrës spanjolle të Granadës, që këtë edicion do të militojë në La Liga 2.
Talenti beratas, gjeti rrugën e rrjetës në testin miqësor të ditës së sotme, teksa në minutën e 6-të, arriti të kalonte në avantazh Granadën në duelin përballë Al Uehda.
Kjo përballje zhvillohet ne stadiumin e Granadës, ndërkohë që skuadra nga Arabia Saudite, iu kundërpërgjigj golit të Uzunit, me Ighalon. Ish-sulmuesi i United, gjeti baraspeshën në minutën e 21-të.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
Nga Roland Lami
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128