Mungoi në festën në Leskovac për shkak dëmtimi, mbrojtësi kuqezi pritet në fushë në fundjavë

Ardian Ismajli u dëmtua pak ditë para se të grumbullohej Kombëtarja, duke humbur mundësinë që të jetë me kuqezinjtë për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë.
Mbrojtësi kuqezi, ka pësuar një dëmtim në kofshë megjithatë nuk bëhej fjalë për diçka të rëndë, madje deri në ditët e fundit, ishte e paqartë nëse do të ishte apo jo me Kombëtaren. Rikuperimi po shkon mirë për mbrojtësin kuqezi, që pritet të rikthehet sërish në skuadër me Torinon.
“Granatat” do të përballen të shtunën me Napolin në shtëpi, teksa stafi teknik po kryqëzon gishtat për të pasur të gatshëm mbrojtësin. Me shumë gjasa, ai do t’ia dalë të jetë me skuadrën, megjithatë ditët në vijim do të vlerësohet më saktë gjendja e tij për të ditur nëse do të jetë titullar apo mund të luajë nga stoli.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
