Muçi tërheq Beshiktashin/ Sulmuesi kuqezi shënoi në Europa League për të tretën ndeshje radhazi
Sulmuesi kuqezi shënoi në Europa League për të tretën ndeshje radhazi. Ernest Muçi është kthyer tashmë në një lojtar të domosdoshëm për Besiktasin dhe këtë po e tregon duke shënuar ndeshje pas ndeshjeje.
Mbrëmjen e djeshme sulmuesi shqiptar shënoi në ndeshjen e tretë radhazi. Pas dy golave në kampionat në ndeshjet e fundit, shënoi edhe në Ligën e Europës, ku Besiktasi luante përballë Malmo.
Sulmuesi ishte rreshtuar mes titullarëve dhe në pjesën e dytë, ishte ai i cili shënoi golin e avantazhit 1-0 për ekipin e tij.
Të gjithë tifozët thirrën në kor emrin e sulmuesit shqiptar, por ky i fundit zgjodhi të mos festonte duke tundur gishtin, ndoshta edhe në shenjë proteste ndaj kritikave të pamerituara që ka marrë gjithë këtë kohë, teksa po tregon se është një lojtar i cili është kthyer në forcën kryesore të sulmit të Beshiktashi që e fitoi këtë ndeshje të Europa League me shifrat 2-1.
Rubin Kazan barazoi pa gola ndaj CSKA-së së Moskës, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Rusisë. Mirlind Daku pati shansin e artë që t’i jepte skuadrës së Rubinit fitoren, por sulmuesi kuqezi ekzekutoi jo mirë një penallti në fundin e sfidës.
Sulmuesi kuqezi nuk e kishte filluar si titullarë këtë takim pasi u aktivizua në minutën e 80-të të këtij takimi, duke marrë vendin e Vadës.
26-vjeçari në kampionat në këtë sezon ka luajtur 13 ndeshje dhe ka realizuar 6 gola, ndërsa ka dhuruar edhe 2 asiste.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128