Mbappe drejt Madridit, PSG pas “luanit” të Manchester United
Me “ylli” francez, Kylian Mbappe, i cili tashmë e ka vendosur të largohet, nga Paris Saint-Germain, bordi i këtyre të fundit është hedhur menjëherë në sulm, për të gjetur një pasues të denjë, të 25-vjeçarit, ku deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e aluduar nga mediat franceze e ato evropiane, mirëpo duket se listës i është shtuar një tjetër “i madh”.
Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes britanike, “The Times”, Drejtori Sportiv i PSG, Luis Campos sheh Marcus Rashford, si pasuesin perfekt të Mbappe, me “yllin” e “Djajve të Kuq”, të Manchester United, që u lidh ngushtë me një kalim te “parisienët”, që në verën e vitit 2022, mirëpo me largimin e ish-kampionit të botës, duket se në “Parc des Princes” ka edhe më shuëm hapsirë, për anglezin.
Sezonin e kaluar, 26-vjeçari ishte protagonisti absolut i “Djajve” të Ten Hag, teksa në 56 ndeshjet e zhvilluara regjistroi plot 30 gola, si dhe asistoi 11 herë shokët e tij të skuadrës, mirëpo këtë sezon nuk po e gjen ende formën e mirë, teksa në deri më tani shënon plot 5 gola e 6 asistime, por sërish klasi mbetet.
Megjiahtë, Rashford nuk është i vetmi opsion, teksa prej kohësh tashmë dihet edhe interesimi i kampionëve të Ligue 1, për “bomberin” nigerian, Victor Osimhen, me këtë të fundit, që e njeh mirë terrenin francez, teksa më herë ka qenë pjesë e skuadrës së Lille, ku në vetëm 1 sezon çoi 18 herë topin në rrjetë, si dhe dhuroi 6 asistime, në 38 përballje, në të gjitha kompeticionet.
ide
Gjykata e “Ramës” apo gjykata e pavarur liroi sot shtetasin Berisha?
Saliu doli. Alibia ra. Rama fërkon duart!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128