
Marash Kumbulla larg Romës, mbetet sërish në Serie A

Marash Kumbulla nuk e ka një vend të sigurt te Roma. Mediet në Itali bëjnë me dije se pas aventurës disa mujore te Sassuolo, mbrojtësi i Kombëtares do ndërrojë sërish destinacion dhe këtë herë do jetë pjesë e Parmës, po në elitën e futbollit në Itali.
Sipas asaj që raportohet nga ‘Corriere dello Sport’, mbrojtësi shqiptar është në listën e lojtarëve në dalje te Roma dhe Emilia-Romagna mund të jetë sërish e ardhmja e tij, me Parmën që dëshiron të fokusohet te mbrojtësi kuqezi.
Klubi verdhekuq është i hapur për një huazim të plotë, teksa dëshiron që klubi emilian të kujdeset për të gjithë pagesën që përfiton Kumbulla. Situata do të monitorohet në orët në vijim, teksa e sigurt është se Kumbulla nuk ka gjasa të veshë fanellën e Romës sezonin e ardhshëm.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128