Liverpool-i në ankth para ndeshjes me Manchester United, dy titullarë në dyshim për Arne Slot

15 Tetor 2025, 21:28 / SPORT ALFA PRESS

 

Liverpool-i në ankth para ndeshjes me Manchester United, dy titullarë

Liverpooli përballet me shqetësime serioze përpara supersfidës së fundjavës kundër Manchester United, që do të zhvillohet të dielën në “Anfield”, në kuadër të javës së tetë të Premier League.

Trajneri Arne Slot, i cili kërkon të ndalë serinë negative prej tri humbjesh radhazi, mund të humbasë dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të formacionit: Ibrahima Konaté dhe Ryan Gravenberch.

Mbrojtësi francez Konaté u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 56-të të ndeshjes kundër Chelseat, për shkak të një problemi muskulor në kofshë.

Edhe pse më pas u grumbullua nga përfaqësuesja e Francës, ai nuk luajti asnjë minutë dhe u rikthye në Liverpool pas shqetësimeve fizike.

Në rast se nuk riaftësohet në kohë, Slot pritet të aktivizojë Joe Gomez përkrah Van Dijk, pasi Giovanni Leoni është jashtë loje për pjesën e mbetur të sezonit.

Në mesfushë, situata e Gravenberch gjithashtu shkakton alarm. 23-vjeçari ndjeu dhimbje muskulore gjatë ndeshjes së fundit të Holandës ndaj Finlandës dhe u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë.

Sipas trajnerit Ronald Koeman, bëhet fjalë për një shqetësim të vogël, por që kërkon kujdes.

Nëse ai mungon, Curtis Jones ose Wataru Endo mund të zëvendësojnë vendin e tij në formacionin titullar.

Liverpool kërkon rikthimin te fitorja në një ndeshje me rëndësi të madhe, si për moralin, ashtu edhe për mbrojtjen e titullit kampion.

 

Po ndodh...

ide