Kundërshtar i Shqipërisë në Europian, dëmtohet një tjetër yll i Spanjës

3 Mars 2024, 22:38 / SPORT ALFA PRESS

Kundërshtar i Shqipërisë në Europian, dëmtohet një

Nuk kanë fund telashet për Barcelonën dhe kombëtaren spanjolle! Një tjetër yll i skuadrës katalanase ka pësuar një dëmtim serioz mbrëmjen e sotme.

Bëhet fjalë për mesfushorin Pedri, i cili la fushën mes lotëve në minutën e 45-të në duelin ndaj Atletiko Bilbaos, duke i lënë vendin talentit Jamal. 

Në momentin e zëvendësimit, Pedri u largua nga fusha në lot, pas dëmtimit të marrë. Në ditët në vijim pritet të mësohet edhe shkalla e dëmtimit të mesfushorit, që me shumë gjasa duket një dëmtim serioz.