Juventusi kërkon një “regjisor” në mesfushë, dalin në skenë dy emra

13 Nëntor 2025, 00:04 / SPORT ALFA PRESS

 

Juventusi kërkon një “regjisor” në mesfushë,

Juventus kërkon një mesfushor organizator për t’i dhënë Luçiano Spaletit “regjisorin” që i mungon. Trajneri e ka bërë të qartë se dëshiron një lojtar me personalitet dhe qartësi në ndërtimin e lojës.

Objektivi kryesor është danezi Pierre-Emile Hojbjerg, aktualisht te Olympik Marseja, i vlerësuar për aftësinë për të udhëhequr ritmin e skuadrës.

Megjithatë, klubi francez nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë, pasi lojtari është i lidhur me kontratë deri në vitin 2028 dhe gëzon besimin e plotë të trajnerit De Zerbi. Alternativa vjen nga Serie A: Adrien Bernabé i Parmës.

Spanjolli po shkëlqen me paraqitje solide dhe vizion loje, por edhe në këtë rast bisedimet nuk do të jenë të thjeshta. Parma kërkon ta mbajë deri në verë dhe e vlerëson rreth 20 milionë euro. Drejtuesit bardhezinj po studiojnë të dy pistat, me synimin që në janar t’i japin Spaletit motorin e ri të mesfushës.

 

Po ndodh...

ide