Ibrahimovic: Besoj te projekti i Milanit dhe dua të fitoj. Do të bëjmë gjëra të mëdha për 125-vjetorin
Zlatan Ibrahimovic, aktualisht konsulent i “RedBird” dhe Milanit, ka folur për kanalet zyrtare të UEFA-s: "Besoj te projekti dhe në atë që përfaqëson Milani. Kam të njëjtin vizion si njerëzit që punojnë këtu dhe si pronarët, sepse ata duan të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.
Ata synojnë të shkruajnë histori, të fitojnë. Dhe kur bëhet fjalë për fitore, aty ndiej se jam gjallë, sepse edhe unë dua të fitoj. Bëj gjithçka për të fituar dhe nuk dorëzohem derisa ta arrij.
Kam luajtur në shumë klube fantastike, të mëdhenj, por klubi që më ka dhënë më shumë në karrierën time është Milani. Kam qenë këtu dy herë dhe e dua gjithçka që përfaqëson ky klub. Herën e parë më dha shumë lumturi, ndërsa herën e dytë dashuri. Tani dua t’i jap diçka në këmbim".
Si ndiheni që jeni një ish-lojtar?
Që kur pranova që nuk do të luaj më, jam në paqe me veten. Pra, nuk më mungon futbolli. Kur them se ndiej frustrim që nuk jam në fushë, e them për shkak të përvojës dhe personalitetit tim. Është më shumë për këtë arsye, jo sepse më mungon të luajturit. Kam kolegë të shkëlqyer dhe punoj me njerëz që më ndihmojnë shumë. Jemi të rinj, të uritur për sukses, me ambicie të mëdha dhe një vizion të qartë. Nuk kënaqemi derisa të arrijmë atë që duam; triumfin. Flasim shumë me lojtarët si ekip, personalisht flas me ta çdo ditë. Është pjesë e punës sime të jem pranë skuadrës, ta ndihmoj dhe këshilloj.
Si po ndihet 125-vjetori i Milanit?
Kjo ndjehet brenda klubit; të gjithë janë entuziastë. Do të bëjmë gjëra të mëdha për këtë përvjetor, kemi disa surpriza. Nuk mund t’i zbuloj të gjitha tani, sepse nuk do të ishte më surprizë. Jemi thjesht një brez i ri që bën pjesë në historinë e lavdishme të klubit. Marrim frymëzim nga e kaluara dhe e përshtatim me të tashmen. Për të ndërtuar të ardhmen, duhet të kujtojmë gjithmonë çfarë ka qenë Milani në të kaluarën. E kaluara përcakton të ardhmen dhe jemi krenarë që jemi pjesë e kësaj historie".
A jeni i kënaqur nga Pulisic dhe Reijnders?
Christian është kapiteni ynë amerikan. Po performon shkëlqyeshëm dhe duket se është i lumtur. Kushdo që është te Milani thotë të njëjtën gjë: të gjithë janë të lumtur dhe kënaqen këtu, sepse janë në një klub të madh. I kemi vendosur në kushte të shkëlqyera. Pulisic e kemi ndihmuar të ngrihet nga situata e tij e mëparshme. Tani është vërtet i lumtur në fushë dhe për këtë arsye po bën paraqitje të jashtëzakonshme. Reijnders është lojtari që ka bërë progresin më të madh për një kohë të shkurtër. Shumë njerëz nuk e njihnin mirë, edhe pse kishte bërë gjëra të mëdha te AZ. Tani po tregon se është një profil i nivelit të lartë dhe besoj se mund të rritet edhe më shumë".
Turpi i revolucionarëve të Saliut në Bruksel
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128