HISTORIKE/ Shqipëria mund Andorrën, Asllani na siguron "Play Off"-in e Kupës së Botës 2026

13 Nëntor 2025, 22:53 / SPORT ALFA PRESS
HISTORIKE/ Shqipëria mund Andorrën, Asllani na siguron "Play

Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore historike ndaj Andorrës, duke vulosur matematikisht kualifikimin në Play Off-in e Kupës së Botës, falë edhe triumfit 2-0 të Anglisë ndaj Serbisë.

Ndeshja, e dominuar nga skuadra kuqezi, nisi me presion të vazhdueshëm, ndërsa rastet e para serioze erdhën në minutat e fundit të pjesës së parë. Në minutën e fundit të pjesës së parë Berat Gjimshiti goditi traversën me kokë, ndërsa pak sekonda më vonë Manaj provoi sërish, por topi shkoi mbi kuadrat.

Në pjesën e dytë, Shqipëria shtoi ritmin dhe rrezikoi me Asllanin në minutën 51′, por tentativa e tij u ndal nga portieri Ruiz. Trajneri bëri ndryshime vendimtare në minutën 59′, teksa në vend të Brojës dhe Laçit u aktivizuan Uzuni dhe Bajrami, të cilët ndryshuan menjëherë dinamiken e lojës.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën 67′. Bajrami shpiku një pasim të shkëlqyer për Uzunin, i cili hyri në zonë dhe asistoi saktësisht për Kristjan Asllanin, me mesfushorin kuqezi që nuk gaboi nga brenda zonës, duke çuar rezultatin në 0-1 dhe duke shpërthyer festën shqiptare.

Në minutat që mbetën, kuqezinjtë administruan rezultatin dhe siguruan një fitore të merituar, ndërsa lajmi i mirë erdhi edhe nga ndeshja tjetër e grupit: Anglia mposhti Serbinë 2-0 , duke e konfirmuar Shqipërinë në fazën Play Off të Kupës së Botës.

Shqipëria ka edhe një ndeshje me Anglinë, e cila me shumë se si miqësore sepse nuk ndryshon aspak renditjen e Shqipërisë, sido të dalë rezultati, sepse jemi katër pikë para Serbisë, e cila ka ndeshjen e fundit me Letoninë, por edhe nëse e fiton, prapë vetëm tre pikë merr!

NDESHJA MINUTË PAS MINUTE

4’- Shpërthim i Arbër Hoxhës nga e majta. Del portieri, por ndalet në momentin e fundit. Mungojnë ende rastet e rrezikshme.

12’- Shqipëria jep të tjera sinjale. Manaj merr një top në zonë, rrotullohet shumë mirë, por tentativa ndalet nga mbrojtësi i Andorrës.

17’- Asllani lëshon një gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi portë.

45’  – Gjimshiti i afrohet shumë golit. Kapiteni godet mjaft mirë me kokë, por fati nuk është me të, pasi topi përplaset në traversë.

46′ – Styarton pjesa e dytë

52′ – Asllani lëshon një gjuajtje të fortë, e cila grushtohet nga portieri.

68’-  GOOOL Më në fund vjen goli nga Kombëtarja jonë. Kristjan Asllani shënon super gol me një goditje të bukur në hyrje të zonës.

Pamje nga atmosfera në stadium

Po ndodh...

ide