Gjykata e Arbitrazhit Sportiv zbut dënimin e Pogba, ja kur rikthehet në fushë francezi

7 Tetor 2024, 17:02 / SPORT ALFA PRESS

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv zbut dënimin e Pogba, ja kur rikthehet
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi që të ulë skualifikimin e Paul Pogba nga 4 vjet në 18 muaj.

Mesfushori i Juventusit u dënua për shkak të testit pozitiv të dopingut pas ndeshjes kundër Udineses në gusht të vitit 2023.

31-vjeçari do të mund të luajë sërish nga marsi i ardhshëm, ndërkohë që të fillojë stërvitjet që në janar. Ky është një lajm i mirë për francezin, i cili mezi pret rikthimin në fushë.

Po ndodh...