FSHF i dëboi nga stadiumet, reagon ‘Tirona Fanatics’: Vendim tendecioz i Komisionit Komunist!
Tifogrupi ‘Tirona Fanatics’ ka reaguar në media sociale pas vendimit të djeshëm të Disiplinës së FSHF-së, e cila dënon klubin e Tiranës që ndeshjet e mbetura të sezonit t’i zhvillojë pa praninë e tifozëve.
Ky vendim vjen pasi në ndeshjen e fundit në Superiore, Tirana – Vllaznia 3-4, tifozët bardheblu hodhën lëndë plasëse në drejtim të 3 lojtarëve të Vllaznisë.
Një dënim i ashpër për klubin e Tiranës e cila gjithashtu është e detyruar të paguajë 3 milionë lekë gjobë.
Në reagim tifozët e Tiranës, sulmojnë ashpër FSHF-në duke e quajtur ‘Fedegjenerata Serbe e Futbollit Shqiptar’. Ata e cilësojnë dënimin si të turpshëm dhe diktatorial nga një Komision Komunist.
Njoftimi i “Tirona Fanatics”:
‘Me nje njoftim skandaloz “Fedegjenerata Serbe e Futbollit Shqiptar” mbyll dyert e stadiumit per te gjithe sezonin per shkak te nje kapsolle te hedhur ne fushe mbas provokimit te futbollisteve te vllaznise gjate festimit te golit te katert!
Po i njejti institucion qe njihet boterisht per korrupsionin e pangopur e shkaterrimin total te futbollit shqiptar denon sot ne menyre te turpshme dhe kolektive te gjithe tifozet bardhe e blu a thua se vjen kjo nga nje urrejte historike e gjenetike!
Komisioni Komunist i Padisiplinuar denon sot pa ju dridhur dora maksimalisht nje tifozeri e nje qytet ashtu sic as sistemi me i eger diktatiorial nuk ka guxuar ti denoje!
Absolutisht nuk pajtohemi me kete denim qesharak e tendecioz te prodhuar e votuar nga seksera qe vetem me futbollin nuk kane lidhje!
*Per hapat qe do te ndermeren do te kete njoftim ne vazhdim!’
Paparashikueshmëria, prova e pavarësisë së drejtësisë
ide
Socialistët edhe sikur të mos ekzistonte ‘Sali Berisha’, do duhet ta shpiknin atë
Një idiotizëm i ri politik: “grusht shteti” i qeverisë kundër opozitës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128