
Europiani i golave të shpejtë dhe autogolave/ Njihuni me rekordet që theu Euro 2024

Euro 2024 u mbyll tashmë, në 14 korrik në Olimpia Stadium u ngrit trofeu nga Spanja që mposhti 2-1 Anglinë.
Spanja rregjistroi po ashtu një rekord të ri duke mos pësuar asnjë humbje as në fazën e grupeve.
Por ndryshe nga sa prisnim shumë skuadra u eleminuan dhe pse për to pati një pritshmëri të lartë.
Gjermania, Franca, Portugalia e Italia sigurisht ishin pretendete për trofeun në fillim të kompeticionit.
Italianët treguan se nuk janë në ditët e tyre më të mira, pasi u eleminuan nga Zvicra në raundin 1/16.
Portugalia pati një përballje të vështirë me Francën, ku fati i i 11 metërshave kualifikoi këtë të fundit.
Ndërsa Gjermania u eleminua nga Spanja në një ndeshje, që konsiderohet deri më tani më e bukura e kampionatit, por e mbushur dhe me plot polemika.
Anglia nga ana tjetër mposhti me vështirësi Hollandën në kohën shtesë 2-1.
3 luanët e kanë patur mjaft të vështirë dhe ndaj Sllovakisë, ku u desh goli i Bellingem në min e fundit të shtesës.
Edhe ndaj Zvicrës Anglezët nuk shkuan më shumë sesa barazimi 1-1 duke e çuar ndeshjen drejt penalltive, ku Zvicra nuk ja doli mbanë.
Megjithatë Anglia mund të themi se me ndihmën e fatit ja doli të kapë finalen.
Po ashtu një bujë të madhe krijoi dhe largimi përfundimtar nga kombëtarja i 2 futbollistëve, që për koeçidencëy Ata janë Kross dhe Myler. Ndërkohë ende nuk ka asnjë konfirmim për Ronaldon e Modriç.
Por detajet e shumta pikante sigurisht nuk munguan në këtë europian, golat e shpejtë, penalltitë, kartonat dhe rekordet e shumta e shoqëruan kampionatin.
Golat
Golashënuesit më të mirë me nga 3 gola; Kane dhe Olmo me 3 gola secili, Gapko i Holandës, Mikautadze i Gjeorgjisë dhe Schranz i Sllovakisë kanë po ashtu 3 gola në këtë kampionat.
Gjithësej u shënuan 117 gola, 9 pret të cilëve autogola.
Rekorde
Pepe u bë lojtari më i vjetër që ka luajtur në ndonjë europian, ai lujati 5 ndeshje dhe pati një super paraqitje dhe pse është 41 vjeç.
Lamine Yamal theu një tjetër rekord, ndryshe nga Pepe ai u bë lojtari i parë më i ri që shënon në një kompeticion. Goli ndaj Francës e ka kthyer Yamal në një emblemë për të ardhmen e futbollit.
Çeki-Turqi, 21 kartonë
Gjyqtari rumun Istvan Kovacs nuk u kursye aspak, teksa nxorri plot 13 herë kartonat e verdhe për turqit.
8 të tjerë për çekët, të cilët u morën edhe 2 kartonë të kuq. Në minutën e 20-të lë fushën e lojës Barak, i cili mori të dytin e verdhe, teksa në minutën e fundit të shtesës me të kuq doli edhe Chory. Kështu u thye bindshëm rekordi i kampionateve evropiane për numrin e kartonëve në një ndeshje.
Rekordi i mëparshëm ishte dhjetë kartonë në një ndeshje të Kampionatit Evropian. Interesant është fakti se rekordi është thyer edhe kur bëhet fjalë për garat e mëdha, duke qenë se rekordi i kampionatit botëror është 16 kartonë.
Peticion për ndeshjen Gjermani-Spanjë
Ende pretendohet se Gjermanisë ju mohua një penallti, pas prekjes se topit me dorë nga Cucurella.
Goli më i shpejtë vjen nga Shqipëria
Nedim Bajrami i kombëtares Shqiptare bëhet lojtari që ka shënuar golin më të shpejtë në komptecionin Europian. Në ndeshjen Itali-Shqipëri, Bajrami shënoi në sekondën e 23-të.
Rekordi "Ronaldo"
Euro 2024 ishte evenimenti i gjashtë që ai luan. Vlen të kujtohet finalja me Greqinë në 2004 dhe marrja e trofeut në 2016.
Xherdan Shaqiri i Zvicrës është lojtari i vetëm evropian që ka shënuar në secilin nga gjashtë turnetë e fundit të mëdhenj (EURO dhe Kupa e Botës).
Franca nuk e ka fituar ndeshjen e saj të fundit në grup në asnjë nga nëntë turnetë e saj të fundit të mëdhenj, që nga mposhtja e Togos 2-0 në Kupën e Botës 2006 (5 barazimet, 4). Megjithatë, Les Bleus nuk e kanë humbur kurrë ndeshjen e tyre hapëse në fazën e grupeve të finaleve të EURO (W7 B3). Diku tjetër, nëntë nga 12 golat e Mikel Oyarzabal për Spanjën kanë ardhur si zëvendësues pas fituesit të tij në finale.
Dani Carvajal dhe Nacho u bënë vetëm lojtarët e 11-të dhe të 12-të që kanë fituar Kampionatin Evropian të UEFA-s dhe Ligën e Kampionëve të UEFA-s në të njëjtën verë.
N’Golo Kanté vendosi një rekord për më shumë ndeshje të luajtura në historinë e EURO pa përfunduar në anën e humbur (7 fitore 6 barazime) kur Franca kaloi Portugalinë në çerekfinale (duke përjashtuar gjuajtjet e penalltive).
Luka Modrić (38 vjeç) shënoi kundër Italisë, kapiteni i Kroacisë theu rekordin e ish sulmuesit të Austrisë Ivica Vastic për t’u bërë golashënuesi më i vjetër ndonjëherë në një EURO, ndërsa Jesús Navas i Spanjës (38 vjeç e 231 ditë) u bë më i moshuari lojtar jashtë fushës për t’u paraqitur në një gjysmëfinale në një EURO ose Kupën e Botës.
Numri i 290 rikuperimeve të Spanjës ishte më i larti nga çdo ekip në finale dhe 38 më shumë se Anglia nënkampione./Artikull nga Alfapress.al

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128