Europa League/ Dopieta e Diallo nderon Man.United, Lacio mposht Porton në kohën shtesë
Manchester United dhe Ajax janë rikthyer te fitoret në Europa League. “Djajtë e Kuq” në xhiron e 4-t të fazës ligë triumfuan ndaj PAOK, pas dopietës së Amad Diallo.
Holandezët nga ana tjetër mundën me 5 gola izraelitët e Maçabi Tel Aviv, falë rrjetave të Bertrand Traore, Kenneth Taylor, Mika Godts, Brian Brobbey dhe Kian Fitz-Jim në minutat 14’, 27’, 39’, 61’ e 69’.
Triumfin e madh e gjetën edhe Lacio, të cilët mundën me rezultatin 2-1 ndaj Portos, me golat e Romagnoli e Pedor, të cilët mjaftuan për të nxjerrë “të pavlefshëm” golin e Stephen Eustaquio.
Te fitorja u rikthyen edhe holandezët e AZ Alkmaar të cilët mundën në shtëpi me rezultatin 3-1, “Fenerët” turq të Fenerbahce, me talentet vendas Ro-Zangelo Daal e Kees Smit, që gjetën dy herë rrugën e rrjetës në minutat 59’ e 75’, ndërsa Denso Kasius nxorri përfundimisht “të pavlefshëm” golin e marokenit Youssef En-Nesyri.
Në ndeshjet e tjera, Real Sociedad u mund 2-1 nga Viktoria Plzen, Anderlecht barazoi 1-1 me letonezët e RFS, Lyon triumfoi 2-1 ndaj Hoffenheim, ndërsa Ferencvaros mundi me shifrat e thella 4-0 ukrainasit e Dynamo Kiev.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128