Elbasani nuk humb kohë, gjen trajnerin e ri, ‘’ish-i’’ i Skënderbeut merr drejtimin e verdhebluve

5 Dhjetor 2024, 14:39 / SPORT ALFA PRESS
Elbasani nuk humb kohë, gjen trajnerin e ri,

Pak orë pas largimit të Roberto Bordin nga drejtimi i Elbasanit ka ardhur edhe emërimi i trajnerit të ri.

Në fakt është një rrokadë trajnerësh nëse mund ta quajmë kështu.

Ivan Gvozdenovic do jetë trajneri i ri Elbasanit. 

Gvozdenovic pak ditë më parë dha dorëheqjen si trajner i Skënderbeut.

Sipas burimeve prezantimi i Gvozdenovic do bëhet sot në orën 16:00.