
Egnatia programon miqësoren, do të përballet me skuadrën e madhe italiane

19 Korrik 2024, 16:39 / SPORT
Egnatia ka programuar një miqësore me Napolin. Skuadra nga Rrogozhina do të përballet me napoletanët, takim ky që do të luhet më 28 korrik, në orën 20:00. Të dyja skuadrat kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj sfide, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
Për skuadrën italiane, në këtë ndeshje do të ketë minuta për disa futbollistë që nuk kanë luajtur shumë. Në krahun tjetër, të besuarit e Edlir Tetovës do synojnë befasinë. Kujtojmë se vjet Egnatia u ndesh me Interin në një miqësore të fituar 4-2 nga zikaltërit.

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
Nga Evi Kokalari
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128